Kompensimi ushqimor për policët, ja produktet që mund të zgjedhin dhe sa është shuma e kompensimit

Sokol Bizhga, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Në të përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake.

Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës.

Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024.

Kalimi i shumës do të jetë në karta bankare të posaçme të hapura në bankat e nivelit të dytë.