Çfarë i ka ndodhur këngëtares Klea Huta?

Producentja dhe aktorja Klea Huta ka ndarë me ndjekësit një postim në InstaStory ku tregon se tre muajt e fundit nuk kanë qenë aspak në favor të saj. Në një foto ku ajo shfaqet duke përdorur maskën e aerosolit, Huta shkruan se nuk ka gjetur qetësi as një javë të plotë.

Krahas fotos, ajo tregon se kohët e fundit ka përjetuar fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes të thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani Covid.

“Kam dy javë e izoluar në shtëpi. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë.” thotë Klea më tej.