“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”/ Deklaratat e forta të Armaldo Kllogjerit: Kam hedhur në gjyq…

Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” iu referua disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”. Ai shprehet se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare.

Kllogjeri shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother VIP”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.