Skandal! Pazare me banesën e fundit në Kuçovë. Shërbimet funerale hapin varre pa patur asnjë të vdekur

Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh në varrezat publike të Kuçovës pa pasur asnjë konfirmim për persona që kanë ndërruar jetë. Bëhet me dije se deri më tani janë hapur 8 gropa varresh dhe janë bërë matjet si dhe është rrethuar vendi për hapjen e 3 gropave të tjera.

Lidhur me rastin ka bërë një kallëzim në polici qytetari Arben Polisi i cili e konsideron “turp i madh” fakti që hapen gropa masive pa vdekur askush, në mënyrë që më pas të bësh pazare për vendin.

Gjithashtu qytetari ka deklaruar se gropat hapen vetëm me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e institucionit. Polisi ka shtuar se pasi u ka dërguar në bashki fotot dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ka njoftuar më pas policinë.