Video nga sherri masiv i një feste në Greqi, pIagoset nënkryetari bashkisë dhe një i mitur

Një festë në Greqi ka përfunduar në shfaqjen e skenave të një sherri masiv. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një festë në sheshin Grigoriou Lambrakis, në Korydallos, ku rreth dhjetë persona u përfshinë në ngjarje dhe tre u plagosën, mes tyre një i mitur.

Sipas mediave greke, mes të plagosurve është edhe nënkryetari i Bashkisë Korydallos, Charalambos Tsirakdis, i cili u sulmua gjatë përleshjes së ashpër teksa po i afrohej vendit të ngjarjes për të qetësuar situatën.

“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t’i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetart tjetër, filluan të na gjuanin me tavolina e karrige. Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon Tsirakis, i shtruar në spital.