Kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij, e pëson keq i moshuari në Elbasan

Një 71-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë, bashkëshorten e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.