Mjeti përplas 8-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vreshtas, Maliq, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Autoritetet kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI

Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.