Tmerr në Tiranë, motra dhe vëllai rrahin nënën e moshuar

FOTO ILUSTRUESE
Një ngjarje tronditëse dhune në familje ka ndodhur në Tiranë, ku motër e vëlla akuzohen për dhunimin e nënës së tyre të moshuar. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar djalin, ndërsa vajza është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur në zonën e mbuluar nga Komisariati Nr. 5, ku specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar shtetasin E. M., 47 vjeç, dhe kanë proceduar shtetasen F. M., 45 vjeçe, për akuzat e dhunës fizike ndaj nënës së tyre.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur më shumë rreth rrethanave dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë dhune familjare.