Tik-Tokeri shqiptar kandidon për t’u bërë Drejtor i Policisë së Shtetit!

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, 15 persona kanë shprehur interes për të zëvendësuar atë, duke aplikuar sipas kritereve të përcaktuara.

Në mesin e tyre, bie në sy emri i Hajrulla Xhivinit, i cili disa muaj më parë tërhoqi vëmendjen për një gjest t turpshm para gjykats së lartë.

Xhivini u arrestua pasi urinoi para Gjykatës së Lartë, një akt që ai e filmoi dhe e publikoi në TikTok. Pas këtij incidenti, atij iu dha masa e arrestit shtëpiak, të cilën e theu duke u arratisur jashtë vendit. Aktualisht ai është në kërkim nga autoritetet, por kjo nuk e ka ndaluar të kandidojë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në videot e fundit në TikTok, Xhivini ka deklaruar se është i vendosur për të luftuar krimin e organizuar, pavarësisht të shkuarës së tij të diskutueshme.