Mjekja italiane zbulon dy ushqimet që s’i lejon fëmijët të konsumojnë!

Dr. Federica Amati, një nutricioniste e njohur dhe autore e librit “Every Body Should Know This: The Science of Eating for a Lifetime of Health”, ka ndarë qëndrimin e saj të qartë ndaj ushqimit të fëmijëve. Ajo, nënë e dy vajzave, thekson se nuk i lejon ato të konsumojnë dy produkte shumë të zakonshme: pijet e gazuara dhe kosin për fëmijë.

Dr. Amati i përshkruan pijet e gazuara si “produktin më të keq të përpunuar”, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe aditivëve artificialë, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Ajo beson se këto pijet mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve.

Sipas saj, kosin për fëmijë gjithashtu ka një përmbajtje shumë të lartë sheqeri, duke e bërë atë një nga produktet më të pashëndetshme në tregun ushqimor. Dr. Amati thekson se është e rëndësishme të edukojmë fëmijët për një dietë të shëndetshme.

Megjithatë, ajo sqaron se qëllimi i saj nuk është të krijojë një marrëdhënie negative me ushqimin, por të sigurojë që fëmijët e saj të rriten me një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, duke shijuar gjithçka me masë. Mjekja thekson rëndësinë e kujdesit për mikrobet në zorrë për një shëndet më të mirë, duke promovuar një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar.