Konflikt i dhunshëm në Tiranë, plagosen rëndë 2 të rinj tek Bulevardi i Kasharit

Views: 0

Dy djem në moshë fare të re janë plagosur rëndë pak minuta më parë në një sulm me thikë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, raporton noa.al. Policia tha se gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. /noa.al