S’i lejon kurrë fëmijët e saj t’i konsumojnë, mjekja tregon ushqimin dhe pijen më të pashëndetshme

Views: 0

Një mjeke italiane dhe nënë e dy vajzave ka zbuluar se ajo nuk i lejon kurrë fëmijët e saj të konsumojnë dy produkte shumë të zakonshme. Dr. Federica Amati, një nutricioniste e njohur dhe mjeke, ka një qëndrim shumë të qartë kur bëhet fjalë për ushqimin që futet në trupat e tyre.

Mjekja 37-vjeçare, e cila është edhe autore e një libri të ri, “Every Body Should Know This: The Science of Eating for a Lifetime of Health”, thekson rëndësinë e kujdesit për mikrobet në zorrë për një shëndet më të mirë.

Ajo ka shpjeguar se edhe pse familja e saj ndjek një dietë të larmishme dhe të shëndetshme, ka dy produkte që janë rreptësisht të ndaluara: pijet e gazuara dhe kosin për fëmijë.

Sipas Dr. Amati, pijet e gazuara janë “produkti i përpunuar më i keq që ekziston”, pasi përmbajnë një sasi të lartë sheqeri dhe aditivësh artificialë, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Po ashtu, ajo shton se kosi për fëmijë ka një përmbajtje shumë të lartë sheqeri, gjë që e bën atë të jenë ndër produktet më të pashëndetshme në industrinë ushqimore.

Megjithatë, Amati shpjegon se synimi i saj nuk është të krijojë një marrëdhënie negative me ushqimin për fëmijët e saj, por të sigurojë që ata të rriten me një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, duke shijuar gjithçka me masës.