Me video/ Momentet kur digjet banesa në Has dhe humbin jetën nën e bir

Views: 0

HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit, ku humbën jetën dy persona si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë.

Fatime dhe Rexhë Lushi, nënë e bir, humbën jetën për shkak të flakëve. Rexhë Lushi kishte hyrë në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por u shkrumbua edhe vetë.

Ndërkohë një nga bashkëfshatarët, Neritan Koka, tha se e gjetën Rexhën duke u djegur. Ndërsa bashkëshortja e Rexhës ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu bashkëfshatarët dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë energjia elektrike.