“E mora shkopin e bejsbollit dhe…”/ Tjetër SKANDAL te Onkologjiku, mjeku traumatizon pacientët e sëmurë (Emri+Video)

Gazetari Osman Stafa ka bërë ditën e sotme një tjetër denoncim për situatën në spitalin Onkologjik të QSUNT-së,. ku pacientët përveç mungesë së kimios dhe ilaçeve, përballen dhe me një sjellje jonjerëzore nga ana e kryeinfermierit të sapovendosur Artur Alimani.

Përmes një mesazhi dërguar gazetarit, një prej pacientëve denoncon se kryeinfermieri Alimani kishte tmerruar pacientët, duke i kërcënuar se do të merrte shkopin e bejsbollit dhe se do t’i nxirrte me dhunë jashtë.

Po ashtu, në një video të filmuar nga pacientët, ai dëgjohet teksa i drejtohet me një ton aspak normal, duke i thënë “vazhdo, mos më shif”.

Sipas gazetarit, 19 poltronët e Onkologjikut, vendi ku bëhet kimio, janë të pamjaftueshëm për 80 pacientët që bëjnë kimio në një ditë dhe për këtë arsye, shpesh e bëjnë kimion edhe nëpër karrige.

Denoncimi i plotë:

KRYEINFERMIERI I ONKOLOGJIKUT: VAZHDO, MOS ME SHIF….
(video e regjistruar ditet e fundit në Onkologjik).

Ky është mesazhi i ardhur nga një pacient i Onkologjikut, i cili shprehet se veç mungesës së kimiove, përballen edhe me sjelljen jonjerëzore të kryeinfermierit.

Veç kësaj, 19 poltronët e Onkologjikut, vendi ku bëhet kimio, janë të pamjaftueshëm për 80 pacientët që bëjnë kimio në një ditë. Për këtë arsye thotë pacienti, që shpesh e bëjnë kimion edhe nëpër karrige. Është skandaloze e vërteta e Onkologjikut.

Nuk e di sesi mund të kesh këtë sjellje ndaj pacientëve, kur ata që ke përballë, kanë hallin e jetës aty. Vuajnë nga kanceri, dhe në Onkologjik njerëzorja ka vdekur.