Ç’po ndodh? Mbi 300 të plagosur dhe 9 të vd,ekur nga shpërthimet e reja në Liban. Po plasin radiomarrëse, panele… (FOTO)

Situatë e pazakontë në Liban, vendi është përfshirë nga një valë e dytë e shpërthimeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, këtë herë janë prekur radiomarrësat.

Të paktën 9 persona raportohet se kanë humbur jetën sot dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur, pasi u ka shpërthyer në duar radiomarrësi.

Shpërthimet vijnë një ditë pasi mijëra pajisje komunikimi “pager” shpërthyen duke vrarë 12 persona dhe gjymtuar mbi 3000 të tjerë. Pajisjet përdoreshin kryesisht nga militantët e Hezbollahut.

Ditën e sotme, në disa qytete të Libanit, raportohet se kanë shpërthyer edhe panelet diellore si dhe sistemet e sigurisë së dyerve, si identifikuesit me gisht dhe kamera. Për pasojë kanë marrë zjarr disa banesa, makina dhe motorë në të gjithë vendin.