Aksident i frikshëm/ 7-vjeçarja përplaset nga furgoni teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet me urgjencë në spital

Views: 0

Një fëmijë 7 –vjeç, nxënëse e klasës së parë është përplasur nga një furgon në Shënkoll të Lezhës.

Ajo ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.