Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, ka rrëfyer detaje nga kriza që ka kaluar në marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Serjoza Markov.
Ajo ka theksuar se e ka tepruar pak me sinqeritetin e saj dhe kjo si pasoje e çiltërisë që e karakterizon, por gjithçka ka mbetur pas dhe çifti i kanë zgjidhur problemet e tyre.
Këngëtarja tha se problemet asnjëherë nuk zgjidhen nëse nuk provojnë të dy partnerët.
“Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes”, u shpreh ajo në “Studio A”.
Ndërsa shtoi: “Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer dhe për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas”.
E pyetur për vajzën e avokatit nga martesa e mëparshme, Adelina Tahiri u shpreh se ka një marrëdhënie të mirë por shtoi se nënë nuk mund të bëhet për të, pasi ajo e ka të ëmën e saj.
“Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon”, tha këngëtarja.
Kujtojmë që në prill të këtij viti Adelina u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, ajo la të nënkuptohet se faji për këtë situatë të krijuar e ka vetë ajo, pasi tha se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.
“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por, kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, tha Tahiri.
Çifti u përfolën për një krizë në martesë dhe se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Dhe më së miri këtë e tregonin edhe postimet në “Instagram”-in e Adelinës, ku partneri i saj ishte inekzistent.
Por, duket se pas shumë muajsh krizë, marrëdhënia e saj me bashkëshortin është përmirësuar.
Mosmarrëveshjet mes tyre u shuan dhe çifti u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit. Madje këngëtarja seksi, pasi vendosi t’i japë një tjetër mundësi martesës me bashkëshortin milioner, udhëtoi në Dubai, ku mesa duket kanë festuar edhe ribashkimin.
Së bashku me djalin e tyre, ata kanë qenë për disa ditë pushimesh luksoze. Në rrjetet sociale, vetë Adelina ka postuar foto nga këto ditë pushimesh, ku ashtu edhe si vetë na ka zbuluar, ka bërë edhe disa blerje të shtrenjta.
Ajo publikoi poza edhe me bashkëshortin, duke konfirmuar kështu ribashkimin. Duket se ky pajtim, është bërë edhe me shumë dhurata për të, duke hapur një kapitull të ri në jetën bashkëshortore.
Zërat për ndarjen e tyre erdhën këtë verë, ku pasi vetë bjondja seksi kishte pranuar krizën në marrëdhënie, ajo nisi pushimet me djalin e saj, si dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungoi në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre po shkonte pa kthim drejt një divorci. Sipas burimeve për Prive, kjo ishte edhe arsyeja se pse dyshja nuk u shfaqën bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre.
Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nënkuptohet për një problem mes tyre. Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”. Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Këngëtarja zbuloi se çfarë e kishte tërhequr nga partneri, si dhe zbuloi se dyshja ishte duke jetuar një krizë në martesë.
“Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjellja e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri. Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse. Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendoj ndarjen, nga e mira askush nuk ikën realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë! Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatëzënë, por më shanë fëmijën”, u shpreh Adelina.
Teksa ishte pjesë e “Dance Albania”, partneri i saj ishte prezent, duke e mbështetur dhe e surprizuar Adelinën. Nga ana tjetër, këngëtarja e ka përshkruar historinë e tyre si gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë. “U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë: ‘kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë’.
Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty mu mbush mendja ta takoj, sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im”.
Mos harrojmë që 6 vite më parë cifti u bë me djalë të cilin e pagëzuan me emrin Joni.