“Lajm shokues!”/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon Berisha: Humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD Gerti Bogdani.

Ndërkohë që ishte në një konferencë për mediat, ai ka marrë edhe lajmin për ndarjen nga jeta të Bogdanit.

“Lajmi i zi më erdhi në këtë moment në tavolinë. Lajm shokues. Bogdani ka qenë e do mbetet në memorien time një nga personalitetet e reja të PD më të shquara. Humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare”, tha ai.

Berisha ka kërkuar mbajtjen e një minuti heshtjeje, duke përfunduar kështu edhe konferencën para kohe.