17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Krîsti nxjèrr sèkrètet ‘e errèta’ të Bîg Bròther: Tròndîtëse çfárë i páska kèrkuar Sèlîn

Çështja e krevatit në Big Brother VIP Albania 2 është bërë temë diskutimi prej dy muajsh. Kjo që nisi si sfidë nga Kristi Lamaj, ku bëri bashkë…

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar, iu vunë prangat në pikën kufitare të

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij…

Lum kush e ka fat! Ajo që do ndodhë në qiell do bekojë 3 shenja të Zodiakut

Më 28 shkurt, qielli do të dhurojë një spektakël të rrallë që ndodh shumë rrallë në jetë, ndoshta vetëm një herë. Gjashtë planetë do të rreshtohen njëkohësisht,…

Rama pohon udhëtimin me helikopter dhe i përgjigjet Berishës

Reagimi i Kryeministrit në “X”: Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo…

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij…

Mèri alármòm kèto shènja: Kùjdès zèmrèn se do jù vîje njè pásuri ngá

Sipas Meri Shehut, astrologe e njohur, kjo është një javë e mbushur me mundësi dhe sfida, ku dyshimet dhe vendimet e gabuara mund të vijnë më lehtë….