17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

“Kam thënë që të dua shumë…”/ Miri i kthehet Selin: Për kokë të gocës, iki tani nga shtëpia…

Selin ka vendosur që të sqarohet sot me Mirin, në lidhje me të gjitha thashethemet që Juxhini, Angelo dhe Kristi i kanë thënë në lidhje me ata…

ÇMENDURI! 23 vjecari blen 88 shtepi ne Tirane. Video.

Ai eshte ne moshen 23 vjecare dhe jeton ne Londer. Eshte e habitshme se si mund te blesh kaq shume shtepi ne Tirane. Kjo deklarate eshte bere…

Bledi Mane “shpërthen” live në emision ndaj gazetarit : Unë te q. Ty bashkë me Edi Ramën ( Video )

Në një transmetim live televiziv, opinionisti Bledi Mane ka shkaktuar debat të madh me një reagim të papritur dhe tepër të ashpër, ku ndër të tjera ka…

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin…

Sara, vajza që bëri ʂ*kʂ me të burgosurin në shtëpinë e saj dhe ngeIi sht*tzënë me të! Jepet VENDIMI për oficeren e burgut

Sarah Barnett, ish-oficere burgu në Derbyshire, Angli, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marr-dhënie të paligjshme me një të burgosur, Scott Taylor, me të…

A do të ketë reshje bore në fundjavë?/ I ftohti polar “mbërthen” vendin, meteorologët paralajmëron: Kujdes, priten…

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me shira të rrëmbyeshme, përmbytje në disa zona problematike, si edhe reshje dëbore dhe ngrica në qarqe…