17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Arrestohet ish-ministri i Energjisë, politikani u vu në pranga pak para se të largohej nga vendi

Shërbimi Kombëtar Kundër Korrupsionit arrestoi ish -ministrin ukrainas të Energjisë, German Galuchenko. Politikani u arrestua pak para se të largohej nga vendi. “Sot, ndërsa po kalonte kufirin,…

Rogerti KËRCËNON live Mateon, e paralajmëron për atë çfarë do t’i ndodhtë jashtë Big Brother Vip: Aaa çfarë do të bëj unë ty jashtë

Një debat i ashpër dhe tepër tensionues ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke përfshirë banorët Mateo dhe Rogert, një përplasje që…

Shumë pak e kanë vënë re/ Gjesti që Mali bën ç’do Prime për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos (Video)

Mes debateve të forta dhe strategjive për lojë, një miqësi e pastër dhe e sinqertë po spikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Bëhet fjalë për…

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E hënë 16 shkurt. kujdes tensione në punë e xhelozi në dashuri

DASHI Ditë dinamike për Dashin, plot me mundësi të reja si në punë ashtu edhe në dashuri. Mos u dekurajo nga vështirësitë e vogla fillestare: iniciativa jote…

Rrëfimi tronditës i Valbonës: Burri më braktisi te dera e maternitetit

Për Valbonën dashuria, martesa dhe krijimi i familjes nuk ishte ashtu siç ajo, sikurse çdo vajzë tjetër, e ëndërron. Nata e parë në familjen e burrit nisi…

Qengji bëhet shok me ujkun dhe e ndjek kudo!

Në Rumani po qarkullon një video e pazakontë, një qengj ka vendosur të bëhet shok me një ujk. Zakonisht do të ishte darka e tij, por ky…