Kurorëzimi i Idil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë të madhe në Turqi, kjo pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë. Kurorëzimi i 24-vjeçares ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Ndërkaq, shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.
Bilgen është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Ajo është ndër të tjera vajza e ambasadorit së Turqisë në Ukrainë. Menjëherë pas kurorëzimit të saj shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin. Disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.