17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Detajet e renda nga divorci i Neda Ballukut

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa…

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, flet Erion Braçe: Është ngritur një akuzë

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur shqetësimin e tij për votimin e ndryshimeve në Kodin penal gjatë seancës maratonë të parlamentit, teksa ka lënë edhe një koment…

Aksident tragjik në vend/ Furgoni humb kontrollin dhe përmbyset, ka të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmje ne sotme në Tepelenë. Mësohet se një automjet tip furgon është përmbysur në kthesën që të çon…

Rrëshqitje dramatike e tokës në Siçili

Siçili, 26 Janar 2026– Një rrëshqitje e madhe dheu në qytetin Nisemi, në lindje të Siçilisë, ka detyruar më shumë se 1,000 banorë të braktisin shtëpitë e…

Horoskopi ditor, e enjte 29 janar 2026

Dashi Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit….

Babai pl agosi vajzën dhe kolegun e saj/ TRONDIT dëshmitari: Pastroi gja kun nga biçaku dhe iku me qetësinë e vr asësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin tre ditë më parë, kur një 56-vjeçar plagosi me mjet prerës vajzën e tij dhe kolegun e saj. Ngjarja e…