Mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e Moldavisë fqinje, sipas ministres së Jashtme gjermane Analena Burbock, në një konferencë për të adresuar shqetësimet për zgjerimin e ndërhyrjes ruse në rajon.
“Ajo që ne bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu të kontribuojmë për stabilitetin për sa i përket Moldavisë,” theksoi Burbok. “Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: Nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës.”
Burbok vizitoi Kishinau-n së bashku me aleatët nga Franca dhe Rumania, si pjesë e Konferencës së Platformës së Partneritetit të Moldavisë.
Thirrje për mbështetje të shtuar
Gjermania, një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit në Evropë, mori iniciativën për platformën pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, duke e quajtur atë pjesë të përpjekjeve më të gjera për të stabilizuar ekonominë e Moldavisë dhe për ta mbrojtur atë nga dezinformatat ruse.
Presidentja moldave, Maya Sandu theksoi se vendi ende përballet me sfida serioze dhe u kërkoi partnerëve të rrisin mbështetjen e tyre.
Gjermania premtoi këtë të martë 100 milionë euro të shtesë mbështetje për Ukrainën përgjatë këtij dimri