Dikur ishte nënkampion bote në peshëngritje, tani Ilir Suli tregon historinë e jetës së tij. Në një intervistë të dhënë për “Vizionin e Pasdites”, Suli tregoi zhgënjimit që mori në Lojërat Olimpike të Sidnejit. Ishte pikërisht disfata që pësoi, ajo që e “dorëzoi” tek veset. Sipas tij, problemet më të mëdha, ai ia kishte shkaktuar vetes.
Pjesë nga biseda:
Suli: Ilir Suli kundërshtarin më të madh ka patur Ilir Sulin. Nëse unë do të kisha bërë vërtetë sport, atëherë sporti i peshëngritjes do të kishte ndryshuar. Nëse do të isha sërish në lojërat Olimpike me këtë moshë sot, do të thyeja rekordin botëror,.
Brikena Prifti: Kur u bëre kundërshtar i vetes?
Suli: Në lojërat Olimpike në Sindej 2000 të dilja pa medalje. Në atë kohë Fideli më tha hajde ikikm te kryeministri se dola i pesti.
Brikena Prifti: Çfarë ndodhi?
Suli: Më çuan dy javë parë. Brenda treshes duhet të isha. Unë them se në stërvitje ndihesha mirë dhe e dhashë në stërvitje, duhet të kisha punuar më me shumë kujdes. Hëngra bukë në orën 12:00 të natës, kisha 2 muaj që mbaja peris për të rënë nga pesha. I pakujdesshëm, dhashë në stërvitje atë që duhet të jepja në garë.
Brikena Prifti: Lexuam gazetat për doping, edhe për përdorim të lëndëve narkotike?
Suli: Pas kësaj kisha goditje psikologjike, nuk dita të menaxhoj dot humbjen. Ke shumë sportista sot që janë parë në një kampionat botëror e nuk kam parë më. Këtu nisi ulja ime, pi cigare, pi ndonjë alkool, luaj noj çikë bixhoz. I them vetes ndonjëherë o “Ilir të hëngërt ujku”. Por kur më thanë që s’bëhesh më, pas dy vitesh dola kampion.
Po ashtu, ai shpjegoi edhe reagimin që shkaktoi në publik pas intervistës, ku i bënte thirrje të rinjve që të largoheshin nga Shqipëria.
“Dhashë një deklaratë komplet padashje, “Ikni nga Shqipëria” u bë nami. Nëpërmjet ligjit që u bë përmes kryeministrit, pasi me atë kam njohje personale, më futën te Ministria e Mbrojtjes, në atë kohë ishte 400 mijë, tani diçka më ndryshe.”