17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Del video e Mateos, që dikur Brikena pëlqente publikisht pa asnjë hezitim

Dy banorët më të përfolur të “Big Brother Vip Albania” të këtij edicioni janë Brikena dhe Mateo. Për dyshen u përfol se kishin një romancë vite më…

”BOOM parash”/ Ja tre shenjat e horoskopit që triumfojnë financiarisht

Disa shenja të horoskopit po hyjnë në një fazë ku çështjet financiare marrin drejtim pozitiv. Nuk bëhet fjalë për fat të rastësishëm, por për kombinim mes përpjekjeve…

Mateo ka qenë i lidhur me Krusitën? Olta Sheta: Elbasani është i vogël, do dalë …

Kur këngëtarja e njohur, Krusita u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u shpreh se e njeh shumë mirë Mateon….

Përplasen dy makina, çifti i bashkëshortëve transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Beratit, në vendin e quajtur “Rruga e Re”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e…

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Fundjava pritet të sjellë mot tipik dimëror në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke bërë që…

Flet i akuzuari: Pse e vr*va Jani Aliajn?

I dyshuari për vr asjen e Jani Aliajt në burgun e Korydallos ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke pretenduar se ka vepruar…