17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 1 shkurt 2026

Dashi Dite mjaft e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do keni as problemin me…

Të shtëna me armë gjahu pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Gjendet e vrarë edhe rosa..

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku disa qytetarë kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë gjahu gjatë kohës…

Futbollistit i bie të fikët në fushë. Çaste dramatike në ndeshjen Partizani-Elbasani

Momente paniku u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes Partizani–Elbasani, teksa rezultati ishte 2–1 në favor të kryeqytetasve. Futbollisti Saliu Sembene u rrëzua pa ndjenja në…

Vd*kje e dh*imbshme e një burri në minierën e Bulqizës

Bulqizë/ Gjendet pa shenja jete një rojë private në zonë minerare, rrëshqiti nga lartësia. Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare në Bulqizë….

U qëIIua me a’rmë në derën e banesës së tij më 27 janar, ndërron j*të 45-vjeçari në Shijak. Në kërkim dy autorët e dyshuar, kushërinjtë

Shijak – Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45 vjeç, banues në Shijak, i cili u plagos rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së martës, më 27 janar,…

KUJDES/ Arrestohet çifti, mashtronin qytetarët me kontrata shitblerjeje apartamentesh

Tiranë – Një çift agjentësh imobiliar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë mashtruar disa qytetarë duke iu premtuar blerjen e apartamenteve, ndërsa më…