17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

“Shpërthejnë ndjenjat në Ferma VIP 3! Akili habit me deklaratën: ‘Dua ta shoh të parën sapo zgjohem!’

Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe pëlqimet e para mes konkurrentëve. Një prej…

Tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar një goditje të re në rënie ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë,…

Një vajzë 5-vjeçare priste jashtë burgut… ajo që bëri për nënën e saj do t’ju prekë thellë!

Një moment i vogël u shndërrua në një skenë të fuqishme, kur një vajzë pesëvjeçare qëndroi e qetë jashtë mureve të burgut. Ajo mbante me krenari kapelen…

Alarm nga BE: Po vjen kriza e madhe e karburanteve?!

Siç ishte paralajmëruar më parë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në dhjetë rregullat e publikuara më 21 mars, Europa mund të përballet me një situatë të vështirë…

‘Nuk jemi ndarë’, bashkëshortja e Mirit sqaron njëherë e mirë të vërtetën e marrëdhënies së tyre

E ftuar në një emision televiziv, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP…

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…