17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…