17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Përfshihet nga flakët baza ameriikane në Erbil

ERBIL – Një pjesë e bazës ushtarake amerikane në aeroportin e Erbilit, në veri të Irakut, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pas një sulmi të koordinuar…

Po vendoste një llambë në shtëpi, por një hap i gabuar e ndryshoi gjithçka — i moshuari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital… si ndodhi incidenti?

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër. “Rreth orës…

SuImet ndaj Iranit, Netanyahu lëshon mesazhin që po tr*ndit rajonin — çfarë pritet të ndodhë tani?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se suImet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme. Duke folur nga selia e Forcave të…

Çfarë do të ndodhë me ta? Dy banorët e BBV 5 futen në tualet së bashku

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti…

A është bërë pishman që e puthi? Selin sqarohen me Gimbon: U acarova, mos u bëj budalla

Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Teksa e përqafoi, Selin iu…

U nda nga jeta në rrethana tr*nditëse — e reja humb jetën nga dora e partnerit… çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që po trondit opinionin?

Jennifer Robyn Bernard, e njohur për rolin e saj si Terry Brock në serialin e famshëm General Hospital, është ndarë nga jeta. Ajo ishte një figurë e…