Në vitin 1980 në maternitetin e Shkodrës, Sadija sjell në jetë Çeskun me të cilin nuk qëndroi më shumë se 24 orë e nuk e mori dot në shtëpi sepse familja nuk i’a pranonte.
Dy javë më vonë u sëmur rëndë, probleme shëndetësore të cilat i ka edhe sot e të cilat i janë bërë disi pengesë edhe për t’a kërkuar djalin.
I kanë dhënë lajme kontradiktore sikur është adoptuar por edhe që ka ndërruar jetë.
Pas 44 vitesh uron me zemër të jetë gjallë, ta takojë e t’i kërkojë falje që e braktisi. Ajo ende nuk e di që Çesku, tashmë me emrin Indrit po e ndjek historinë e saj…!
Çdokush ndërton realitetin e tij por vjen një moment që e kupton se ai realitet nuk përputhet me të vërtetën. Pas gati 44 vitesh Indriti vjen të kërkojë origjinën e tij biologjike…! Kush është nëna që e solli në jetë dhe përse e braktisi?