Ekstradohet që vrau dhe dogji të riun Kejsi Hysa

Një krim i shëmtuar që ndodhi 6 vjet më parë në Nikçl, ka tani pas hekurave të qelive shqiptare, autorin e dyshuar.

Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të Kejsi Hysa është ekstraduar sot nga Italia.

52 vjeçari nga Nikla ishte kapur në janar 2024, në Bari, Itali, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Tufa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin Kejsi Hysa dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.