Dy ekipe speciale RENEA janë nisur drejt fshatit Vrakë në Malësi të Madhe ku mëngjesin e sotëm u plagosën me armë dy persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e fshatit Vrakë.
Rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Çofi 33 vjeç dhe Avenir Hasanaj, 36 vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Autori ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja.
Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.