Qëllohen me armë dy persona në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar i atentatit është, Lul Rakaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, i njohur për një rast tjetër të rëndë në të kaluarën.
Rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Çofi 33 vjeç dhe Avenir Hasanaj, 36 vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.
Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.