2 ekipet speciale RENEA janë nisur drejt fshatit Vrakë në Malësi të Madhe ku mëngjesin e sotëm u plagosën me armë dy persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e fshatit Vrakë.
Autori ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.