14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Detaje/ I riu shqiptar u (v)ra nga pas sherrit për vajzën rumune

Arezzo, Itali – 21 Mars 2026 – Një shqiptar, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Arezzo, Itali. Vrasja ndodhi pasi viktima po fliste me…

Horoskopi javor, 23 deri 29 mars 2026/ Për të gjitha shenjat e zodiakut

Si çdo javë, astrologu Branko ka publikuar pasqyrën zodiakale për të gjitha shenjat e horoskopit. Java që përkon me fillimin e pranverës sjell energji të reja, ndryshime…

Horoskopi ditor, e diel 22 mars 2026

Dashi Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i ngrohte gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni me se miri dhe nuk…

💓💓H0T W0MAN💓💓

..💓……..💓…….💓..

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…