Përtej përdorimit të tyre në kuzhinë, gjethet e rrushit ofrojnë një bollëk përfitimesh shëndetësore që i bëjnë ato një shtesë të vlefshme për çdo dietë. Tashmë i njohim në bërjen e japrakëve, në përgatitjen e turshive dhe gjithashtu mund të futen në supëra apo smuthi falë shijes së vecantë që i kthen edhe në salca unike.
Pesë përfitimet kryesore shëndetësore të gjetheve të rrushit, duke treguar pse kjo gjethe jeshile duhet të jetë pjesë e rregullt e vakteve tuaja:
1. Plot me Antioksidantë – flavonoide, Gjethet e rrushit ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ në trup i cili vetë është i lidhur me sëmundje të ndryshme kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
2. Vetitë anti-inflamatore – kuercetina, Ndihmon në reduktimin e inflamacionit në trup, i cili kontribuon në shumë gjendje shëndetësore, duke përfshirë artritin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjethet e rrushit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtyre rreziqeve.
3. Mbështet shëndetin e zemrës dhe dihmon në tretje – përmban fibra dhe kalium. Për një zemër të shëndetshmë. Fibra ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit, ndërsa kaliumi ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut të shëndetshëm. Fibrat regullojnë lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kapsllëkut.
4. I pasur me vitamina dhe minerale – vitaminat A, C dhe K, si dhe kalcium, magnez dhe hekur.
Vitamina A është thelbësore për shëndetin e syve; vitamina C rrit sistemin imunitar e jep lëkurës shkëlqim; vitamina K luan një rol jetik në koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave. Mineralet në gjethet e rrushit mbështesin funksione të ndryshme trupore, nga tkurrja e muskujve deri te dendësia e kockave.
5. Përmirëson metabolizmin – Vitaminat B, në veçanti, si edhe mineralet, luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe proceset metabolike. Një metabolizëm që funksionon mirë është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës. SHIKO.NEWS