“Miku i mirë në ditë të keqe”. Këtë duhet të kenë menduar edhe shtetarët e lartë të Turqisë kur i kanë afruar Shqipërisë ndihma ka kursin në ditët më të vshtira të saj. “500 vjet vëllazërim…”
Me sa duket Turqia kërkonte të shlyente në një farë mënyrë edhe furnizimin me disa qindra mijë jeniçerë që kishte bërë ndër vite perandoria e madhe aziatike në tokën e Arbrit. Disa qindra shqiptarë të tjerë kishin mbajtur çelësat e pushtetit të otomanëve. Dhe për djall a dreq Shqipëria kishte qenë dhe e fundit nga kombet që ishte ndarë prej Porta e Lartë, pikërisht atëherë kur atë nuk e mbanin më këllqet.
Në fund të fundit, të gjitha këto bënë që urat e bashkëpunimit mes dy vendeve të njihnin zhvillim vit pas viti, nga koha e karrocave kur u shpall Pavarësia deri në periudhën e kibernetikës…