Deputeti demokrat, Igli Cara ka dorëzuar së fundmi në Kuvend një nismë ligjore përmes së cilës synohet të lehtësohet barra financiare për pensionistët të cilët edhe pse kanë mbushur vitet e punës, zgjedhin të qëndrojnë aktivë në treg.

Përmes projektligjin në fjalë, Cara propozon që pensionistëve që duan të qëndrojnë aktivë në tregun e punës, t’u hiqet barra për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve, raporton Vna.al

Mësohet se në Shqipëri aktualisht janë rreth 13,000 pensionistë që vazhdojnë të jenë aktivë në procese pune.

Në nismën ligjore shkruhet se legjislacioni aktual krijon një “efekt dekurajues” duke i detyruar ata të paguajnë kontribute ndërkohë që ata janë në pension.

“Ky projektligj synon të adresojë një problematikë të qartë në praktikën ekonomike dhe sociale: dekurajimin e pensionistëve për të vijuar aktivitetin ekonomik për shkak të barrës së dyfishtë të kontributive” shkruhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend.

Përfituesit e këtij përjashtimi thuhet se do të jenë: Pensionistët e punësuar në sektorin privat apo publik, pensionistët e vetëpunësuar, përfshirë tregtarët, profesionistët e licencuar dhe zejtarët.

Ndërsa bëhet me dije se përjashtimi nga kontributet do të jetë për një periudhë kohore 4 vjeçare.

Ky projektligj ka kaluar për procedurë parlamentare dhe pritet të shqyrtohet në komisionet përkatëse,