Tiranë: Godet mjekun në kokë se nuk i dha raport për gruan pa qenë prezente

Një mjek në Tiranë është plagosur sot pasi u qëllua me send të fortë në kokë në një përplasje verbale dhe më tej fizike me një qytetar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Burri, ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij e cila nuk ishte prezente fizikisht.

Por mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja.

Në këtë situatë, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.