Shkolla filloi dhe me siguri do të zgjoheni një apo dy herë gjatë javës me dhembje koke nga të pirët. Por nëse pini pilulën “mrekullibërëse” do t’i thoni lamtumirë problemeve të tilla.
Krijuesit e pilulës pohojnë se ajo do t’ju ndihmojë të zgjoheni të freskët ngaqë ndihmon në tretjen e alkoolit që keni pirë një natë më parë.
Bazuar në një studim të fundit, bën vërtetë punë.
Pilula “Myrkl” vjen me një paketë me 30 kapsula dhe gjendet në faqen e internetit të markës, “Amazon”, “Superdrug” ose mund të merrni paketën e provës që përmban 4 pilula.
Në thelb, pilula “shkëput alkoolin në ujë dhe dioksid karboni para se të arrijë në mëlçi, por gjithashtu eliminon kaloritë e lidhura me alkoolin. Pra, ndryshon mënyrën se si alkooli ndikon në trupin tuaj.
Përveç kësaj, ajo ka vitamina si B12 për t’ju ndihmuar të ndiheni më të freskët.
Fakti se eliminon kaloritë, nuk keni pse të shqetësoheni për barkun e fryrë prej konsumimit të alkoolit.
Ndonëse tingëllon mjaft e mirë për të qenë e vërtetë, mijëra njerëz e kanë vlerësuar me pesë yje. Madje, pilulat kanë garanci 30-ditore të kthimit të parave nëse nuk japin rezultat.
Për sa i përket përdorimit, duhet të merrni dy pilula rreth dy orë para se të pini, kështu nuk do të ndieni efektet e zakonshme të alkoolit.
Çfarë thonë klientët?
“Nuk e di si ia kam dalë para se të zbuloja këto pilulat! Jua rekomandoj!”, shkruan njëri.
“Isha shumë skeptik, por paskam gabuar! Të nesërmen pas një nate duke pirë alkool, u zgjova normalisht. Nuk bëhet fjalë që do ta pi prapë”, tha një tjetër për pilulën mrekullibërëse.
Sigurisht, është e kuptueshme që gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun para se të përdorni pilulën.