Me shpejtësi ‘skëterrë’ në makinë, i hiqet patenta Hatit të famshme në Tik-Tok dhe ‘Jasharit’ të saj

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok dhe partneri i saj, po ashtu i njohur nga rrjetet sociale, Jashar Stojku, janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë.

‘Referuar pamjeve filmike në rrjetet sociale drejtuesi i mjetit është konstatuar duke mos rregulluar shpejtësinë në qendrat e banuara duke u bërë rrezik për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.’- thuhet në shënimin e policisë në fletën e gjobës.

Ndërsa për ‘Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor,

‘Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugoreapelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.’- njofton policia.