Përsëritet historia. Një e mitur 16 vjeçe ka mbetur shtatzanë dhe ka lindur në maternitet.
Ajo ka treguar se është bërë nënë pas një raporti intim me një 31-vjecar i cili është shpallur në kërkim nga policia.
“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H.”, njofton policia.