Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë i nevrikosur, aq më tepër me gazetarët.
Por këtë herë ai është shfaqur ndryshe, duke bërë një reagim jo fort të këndshëm.
Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Fillimisht preferoi të mos flasë, por pas këmbënguljes së gazetarëve, Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin e gazetares së Euronews, Eksiola Shehu e cila është në një pritje të ëmbël.
Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Majko: Të lutem tani
Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni
Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?