“Jam krenare për të gjithë yjet që kanë dalë nga Kosova”- Rita Ora bën deklaratën e veçantë: Nuk e di çfarë ka në ujin e tyre, por…

Ylli me origjinë shqiptare Rita Ora, në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer detaje rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen, Kosovën.

Ajo u shpreh se prindërit e saj kanë sakrifikuar shumë për të rritur fëmijët e tyre. Artistja ka treguar se nëna e saj është psikiatre ndërsa babai sipërmarrës në fushën e gastronomisë.

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikiatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”- tha Rita.

Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Rita nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj, madje e ka përmendur shumë herë me krenari të madhe Kosovën.

“Unë nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, tha ajo për ‘Time Out London’.

Ajo është kthyer shpesh në Kosovë për të mbështetur projekte humanitare dhe në vitin 2019, u emërua Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar pas vizitës së saj për të parë punën e UNICEF-it në rajon.