Kristina Joksimovic, finaliste e konkursit të bukurisë Miss Zvicra është v,rarë dhe trupi i saj është copëtuar, kurse i shoqi ka pranuar krimin duke deklaruar se e kreu atë për vetëmb,rojtje, raporton noa.al duke cituar “20 Minuten”.
Mbetjet e trupit të modeles 38-vjeçare Kristina Joksimovic u gjetën në 13 shkurt 2024 në qytezën e Binningen në Zvicër.
E ndjera u mbyt dhe më pas u pre me gërshërë kopshti përpara se të futej në një blender grirës nga bashkëshorti i saj. Nuk u ndal këtu, përdori lëndë kimike për të shkrirë trupin e grirë në blender.
Hetimi nxori se ajo ishte v,rarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni vendas, 41 vjeçari Thomas L. Ai sot doli para gjykatës së Apelit në Lozanë ku kërkoi liri me kusht. Gjykata refuzoi ta lërë të lirë.
Burri tha se e vrau të shoqen sepse ajo iu drejtua me një thikë dhe ai u ndje i kërcënuar ndaj e mbyti.
I dyshuari tha se më pas kreu veprimet monstruoze pasi ishte nën panik për atë që i kishte bërë të shoqes me të cilën kishte dy fëmijë.
Kristina, e lindur në Binningen me origjinë nga Serbia, kishte kaluar nga pasarelat në mësimin e modelingut për vajza të reja dhe konkurente të Miss Zvicra.
Ajo kishte fituar më parëkompeticionnin Miss Zvicra Veriore dhe më vonë ishte finaliste e Miss Zvicra.