‘Pas meje e ke radhën ti’ Pse e shantazhoi Marklen Haka Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj?

Në datën 4 shtator, u publikua lajmi se SPAK kishte filluar një operacion të rëndësishëm arrestimesh. Ky operacion dështoi atë ditë, por u finalizua tre ditë më pas me arrestimin e të shumë kërkuarit, Marklen Hakaj. Për të mos patur dekonspirim, SPAK, mbajti informacioin të fshehtë nga pjesa dërrmuese të anëtarëve të RENEA-S, ndërsa në Policinë e Shtetit askush nuk e dinte drejt kujt drejtohej ky aksion.

Pas arrestimit, Marklen Haka, në momentin që ishte në oborrin e policisë së Tiranës, koinçidoi me vet drejtorin e Tiranës Tonin Vocajn. Pamjet filmike të këtij momenti të regjistruara nga mediat, tregonin se Marklen Haka diçka i tha Tonin Vocajt.

Media spekuloi sikur Haka e kishte sharë dhe ofenduar me fjalor vulgar Vocajn, është informuar nga dëshmitarë okularë të këtij momenti dhe ka mësuar se në fakt, Marklen Haka nuk e ka fyer Tonin Vocajn, por e ka shantazhuar atë në mënyrë mafioze, shkruan Hashtag.

“Mos u mërzit, se pas meje ti e ke rradhën”, kjo është faza ekzakte që Markelen Haka i tha Vocajt gjatë përballjes.

Ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka pasur në mendje Marklen Hakaj me këtë frazë drejtuar Vocajt.