10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen! S’ia kam pranuar!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për herë të parë se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ka paraqitur 3 herë dorëheqjen….

“Rritje pagash dhe përfitime surprizë!” – Edi Rama bën njoftimin që prek dhe familjet në nevojë

Qeveria do të rrisë pagat për zjarrfiksit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”. Kreu i qeverisë njoftoi edhe miratimin…

VIDEO/ Incident gjatë koncertit të Ylli Bakës, këngëtari goditet me pjata teksa performonte! Reagimi i artistit

Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka ka pësuar një incident gjatë një performance të tij, pasi është goditur me pjata nga disa persona teksa ishte duke…

“Stuhi ere, rrebeshe dhe dëborë”, paralajmërimi i meteorologes

Meterologia Tanja Porja tha se sot pritet një mot me shi, ku reshjet pritet të shtohen dhe të intensifikohen pas mesditës dhe gjatë orëve të natës, me…

Thithi deordorant! “Trendi” i merr jetën 11-vjeçarit

Një tjetër tragjedi e lidhur me sfidat e rrezikshme të mediave sociale ka tronditur botën, pasi një djalë 11-vjeçar nga Britania ka humbur jetën si pasojë e…

TRONDITET VENDI – Kr*im i rende ne familje, pasi qelloi gruan, ndjek me th*ike vajzen per… (Detajet)

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Qerret, ku shtetasi Ardjan Varrosi është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të shoqen…