10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

E rëndë/ Një person h’idhet nga ballkoni i katit të pestë (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të…

Horoskopi ditor, e premte 11 korrik 2025

Dashi Nuk do jeni asnjë çast te mërzitur gjate kësaj dite përkundrazi do jeni euforike dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri te vogël me atë…

Plas lufta brenda “Nismës”, daja i Shabanit sfidon Lapajn për karrigen e deputetit

Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet” që hyri në zgjedhje me “shpatë në dorë” si kampion i transparencës dhe moralit të ri politik, tani po përjeton skena klasike të…

Nuk i duron dot dhiмbjet e trupit, Albi ju lutet shqiptarëve për ndihмë

Albi, një djalë nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Ai tregon se prej tre vitesh…

V’ɾau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon buɾgim të pëɾjetshëm për Azgan Mërnicën!

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, të riun që akuzohet se vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, pas një…

4 vëllezër su’Imojnë 5 shtetas në lokal në Librazhd. 2 arr*stohen, 2 në kërkim. Procedim edhe për kamarieren

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, duke parandaluar përshkallëzimin e…