10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

KUJDES/ Arrestohet çifti, mashtronin qytetarët me kontrata shitblerjeje apartamentesh

Tiranë – Një çift agjentësh imobiliar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë mashtruar disa qytetarë duke iu premtuar blerjen e apartamenteve, ndërsa më…

Aksident në Palasë/ Dy kamionë dalin nga rruga, tre persona të..

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga. Si pasojë, 3 persona që kanë qenë brenda tij kanë…

Surprizoi Juelën me trëndafila dhe u deklarua për të, Seno konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e…

Dyshoi për tr’adhti, gruaja i pret 0RGANlN burrit dhe e hedh në tualet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Korenë e Jugut, ku një grua 58-vjeçare është dënuar me shtatë vite burg pasi s ulmoi bashkëshortin e…

Stuhia polare “pushton” Shqipërinë brenda pak orësh, ja zonat ku do të bjerë dëborë

TIRANË – Harrojini ditët me diell! Sinoptikanët kanë lëshuar një alarm të kuq për 24 orët e ardhshme, pasi një masë ajrore me origjinë polare po zbret…

“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga…